Ndonëse Kategoria e Parë nis të luhet këtë fundjavë, ajo e dyta ende nuk ka një kalendar të sfidave për sezonin e ri. Kjo pasi FSHF ende nuk ka hedhur shortin për caktimin e takimeve për edicionin 2018-2019, gjë që do të bëhet vetëm ditën e martë të javës që vjen.
Ndërkohë çudia shtohet edhe më tej pasi kampionati i Kategorisë së Dytë do të nis vetëm pas pesë ditësh, duke u lënë kështu shumë pak kohë skuadrave të ambjentohet me kundërshtarët dhe rradhën e përballjeve të tyre. Nuk dihet ende arsyeja e kësaj vonese në hedhjen e shortit, megjithatë besohet se kjo lidhet me problemin e licensimit të skuadrave dhe impianteve të tyre.