Bledi Shkëmbi u largua pak ditë më parë nga ekipi i Lirisë së Prizrenit, duke mbyllur kështu aventurën 1 vjeçare.
Por, pas largimit të Shkëmbit, Liria ka patur dhe probleme të tjera. Në renditjen përfundimtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, për sezonin 2017-2018, Liria renditet në vendin e 7-të, me pikë të barabarta me Feronikelin dhe Drenicën.
Por, prizrenasit pretendojnë se renditen në vend të pestë, pasi kanë fituar në përballjet direkte me të dyja ekipet.
Postimi
“Klubi ka sqaruar situatën në Facebook, madje i ka bërë kërkesë FFK-së, që të ndryshojë gjërat.
Liria është e pesta, FFK të përmirësoj gabimin teknik
Prizren, 22 maj.Derisa tashmë Liria dhe shumica e skuadrave kanë përfunduar edicionin 2017/18, pos atyre që janë në barazh dhe finale të Kupës, zyrtarët nga klubi bardhezi, kërkojnë një korrigjim nga FFK, sa i takon radhitjes tabelare.
KF Liria, është ranguar e 7-ta në radhitjen përfundimtare të tabelës, që është gabim, besojmë teknik.
Në rast të pikëve të barabarta, vendosin ndeshjet direkte, që në këtë rast nuk është përfill, besojmë pa qëllim.
Ju kujtojmë se të dyja skuadrat kanë bilanc negative në raport me Lirinë. E para Drenica është mposhtur në Prizren, 1:0 dhe një ndeshje kemi barazuar (1:1) në Skënderaj dhe kemi pësuar poashtu 1:0, që i bie se si musafirë kemi rezultat pozitiv.
Ndërsa, në raport me Feronikelin , Liria ka bilanc të pastër dy fitore me nga 1:0 (një në Prizren dhe një në Drenas) si dhe një barazim, pa gola në Drenas.
Andaj, kërkojmë nga shërbimi adminsistrativ dhe komisioni garave, që këtë gabim ta korrigjojë dhe Liria të ngjitet në pozitën e pestë.
Liria, ka 48 pikë nga 33 ndeshje, 13 fitore, 9 barazime e 11 humbje.”