Ndërkohë që nuk ka nisur akoma faza tjetër e kategorisë së dytë, për ekipin e Domosdovës duket se punët nuk janë duke shkuar aq mirë.
Në statusin e hedhur në profilin e tyre zyrtar në facebook, drejtuesit e ekipit janë duke kërkuar lojtarë me ose pa eksperiencë në futboll.
Me shpresën se do e gjejnë zgjidhjen me sportëdashësit e qytetit, ata shprehen se kushdo i cili mendon se mund të lërë gjurmë, të afrohet për t’u bërë pjesë e Domosdovës.
Ndoshta buxheti nuk është i mjaftueshëm për të afruar në ekip lojtarë cilësorë?