Sot, do të luhet ndeshja mes Luftëtarit dhe Kamzës, e vlefshme për javën e shtatë të Superiores. Ky takim do të startojë në orën 13:45, ndërsa tashmë është bërë me dije se në këtë sfidë do të mungojnë ata që kapin topat pas porte.
E paprecedentë, por e vërtetë. Duke qenë se ndeshja luhet në një orar ku të gjithë fëmijët janë në shkollë, atëherë futbollistët janë të detyruar të kapin vetë topat pas porte. Të paktën kështu zbuloi gazetari Glend Tafaj në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Zona Gol”, në Supersport.