Për futbollistin e kombëtares së Rusisë Vladimir Granat e pamundura nuk është asgjë. Në ndeshjen historike kundër Spanjës ai u hodh në fushë në 75 minutat e fundit të lojës dhe për më shumë se një orë ai nuk ka regjistruar asnjë pasim të saktë.
Kjo mund të duket e pavërtetë, por sipas të matjes së të dhënave analitike “Opta Sports” qendërmbrojtësi e ka prekur topin 11 herë dhe tentoi në 5 raste të pasonte, por nuk ia doli me sukses.
Megjitha lojë e fortë në markimet e kundërshtarëve tregoi se hyrja e tij në fushë ishte e domosdoshme për lojën e rusëve, të cilët i detyruar spanjollët të shkonin në penallti ku dolën fitimtarë.