Klubi i Chelseat ka kryer një lëvizje të pamenduar në merkato. Portieri belg Thibaut Courtois është “pak metra” larg Real Madridit dhe për të zëvendësuar njërin prej portierëve më të mirë në qarkullim, “Blutë” kanë gjetur zgjidhjen më të shpejtë, por jo më të vlefshmen. Robert Green ka në plan të kthehet nga pensioni për të veshur fanellën e Chelseat.
Ai mbahet mend si shkaktari i rezultatit shokues të Anglisë në Kupën e Botës në 2010 kur pësoi një gol qesharak në ndeshjen me SHBA-në. 38-vjeçari nuk ka luajtur në karrierë me klube të mëdha duke qëndruar në hije. Green ka mbrojtur portën e Norëichit, Ëest Hamit, QPR, Leeds United dhe Huddersfieldit.
Kjo lëvizje nuk mund të konsiderohet as blerje, pasi Green është tërhequr nga futbolli pas përfundimit të sezonit të fundit.