Në sezonin e kaluar në merkaton e janarit Barcelona ka transferuar nga Liverpool mesfushorin Coutinho , mirëpo së fundmi është zbuluar një detaj shumë interesant në lidhje me këtë transferim. Sikurse raportojnë mediat spanjolle bëhet fjalë për një klauzolë, ku shkruhet se deri në vitin 2020-të katalanasit nuk mund të blejnë asnjë lojtar te Liverpool.
Në përbërje të saj, skuadra e drejtuar nga Ernesto Valverde ka në përbërje dy lojtarë që në të shkuarën kanë luajtur së bashku me gjigantët anglez, e ndërsa vite më parë kanë sjellë në “Camp Nou” argjentinasin Mascherano.