Trajneri aktual i Chelsea është përfshirë në skandalin e trukimit të ndeshjeve në Itali kur ka drejtuar Sienën në Serie B. Në këtë skandal u përfshinë shumë drejtues, trajnerë dhe lojtarë futbollit, por që trajneri aktual i klubit anglez është shpallur i pafajshëm.
Antonio Conte është shpallur i pafajshëm disa ditë përpara nisjes së Euro 2016, ku drejtoi Italinë deri në çerekfinale. “Kjo është një histori e keqe për mua. Nuk kam mundur t’i pranoj këto akuza, prandaj edhe luftova. Kam luftuar shumë kundër këtyre padrejtësive edhe pse kam rrezikuar që të dënohem, por ja që drejtësia ka dalë fituese në fund”.