Juventus nuk e konsideron më të pashitshëm Leonardo Bonuccin..
Mbrojtësi mund të largohet gjatë merkatos së verës nga skuadra kampione e Italisë.
Sipas informacioneve të fundit të Calciomercato.com, Chelsea ka gati ofertën prej 55 milionë eurove.
Drejtuesit blu do të udhëtojnë drejt Italisë për të nënshkruar me lojtarin, i cili do të fitojë 7 milionë euro në sezon te Chelsea.
Atij do t’i ofrohet kontratë 5-vjeçare me klubin nga “Stamford Bridge”.