Portieri belg i Chelsea Thibaut Coirtois është gjithnjë e më pranë largimit nga Londra. Kjo vjen si indicie nga lëvizjet e fundit në merkato të drejtuesve të “bluve” të cilët bëhet e ditur se kanë rënë parimisht dakord me Romën për transferimin në ishull të “gardianit” brazilian Alison.
Sipas informacioneve çdo gjë tashmë varet nga vetë lojtari, i cili pritet të udhëtojë në Londër ditët në vijim për të biseduar lidhur me kushtet e kontratës dhe pagën. Vlera e portierit vlerësohet rreth 65 milionë Paund nga anglezët.
- Allison