Arsenal – Liverpul ishte ndeshja më e bukur e javës së parë të kampionatit anglez. Plot 7 gola të shënuar dhe një spektakël i mrekullueshëm në ndeshjen hapëse mes dy ekipeve me mjaft emër në Angli.
Fitorja e Liverpulit 3-4 ishte një arritje e madhe për ekipin e drejtuar nga Jurgen Klop, ndërkohë pësimi i 4 golave në shtëpi do të djegë shumë për Arsenalin.
Topçinjtë kaluan të parët në avantazh me Uollkot, ndërsa më pas Liverpul shënoi 4 herë me anë të Kutinjos dy herë, Lalana dhe Mane. Çambërlejn dhe Çambers ngushtuan diferencën për Arsenalin, por goli i barazimit nuk u arrit.