Roma-Lacio, sot në orën 20:45! Gjysmëfinalja e kthimit mes dy skuadrave të kryeqytetit italian. Sfida e parë përfundoi 2-0 për Lacion dhe Roma tashmë do të tentojë përmbysjen.
Prestigjiozja italiane, “Gazzetta dello Sport” ka bërë sot një përmbledhje të episodeve më të çmendura që kanë ndodhur gjatë ndeshjeve derbi mes Romës dhe Lacios, të ilustruara me foto.
-Në 2005-ën, Paolo Di Canio shënoi në derbi dhe festoi përpara tifozëve të Romës. Një çmenduri e vërtetë!
-11 nëntor 2012, gjatë derbit Lacio-Roma ndërpritet energjia elektrike për pak minuta, ndërsa tifozët verdhekuq nisën korin: “Paguaj dritat Lotito”, duke ironizuar presidentin e klubit lacial.
-21 mars 2004 do të kujtohet gjithnjë në memorien e tifozëve si: “derbi i fëmijës së vdekur”, kur në sfidën Lacio-Roma, në sektorët e ultrasve të dy tifozërive u përhap lajmi se një fëmijë ishte vrarë nga forcat e policisë. Ultrasit mblodhën banderolat dhe u larguan, ndërsa futbollistët e dy skuadrave mbetën të shtangur. Lajmi rezultoi i rremë.
-10 dhjetor 2006. Lacio fiton një derbi që dukej i pamundur për t’u fituar para takimit. Bardhekaltërit mposhtën Romën 3-0. Trajneri i Lacios, Delio Rossi u çmend nga gëzimi dhe festoi duke u hedhur në shatërvanin e kryeqytetit. Ai mbajti premtimin që kishte dhënë para ndeshjes: “Nëse fitojmë ndaj Romës do të lahem në shatërvan”.
-21 prill 2004. Lacio-Roma 1-1. Totti shënoi për verdhekuqtë dhe më pas vrapoi drejt operatorit të “Sky”, i vodhi pozicionin nga ku filmonte dhe fokusoi tifozët me kamer. Festimi më gazmor që ka ndodhur në derbi.
-Është 18 prill 2000 dhe është dita kur tifozët e Romës dhanë shfaqen më të shëmtuar që mbeti në histori. Koreografia nuk funksionoi. Një pjesë e banderolës së përgatitur nga tifozët e Romës nuk u shpalos siç duhet dhe lacialët nisën të ironizonin rivalët.
-Rivaliteti mes romanëve dhe lacialëve ka qenë përherë i lartë. Si dëshmi vjen edhe kjo foto, në të cilën, futbollisti i Lacios, Re Ceçoni kaloi poshtë sektorit të tifozëve të Romës i shoqëruar nga forcat speciale, ndërsa një prej policëve e mbronte nga sendet e forta të hedhura në drejtim të tij nga fansat verdhekuq./ NEWSPORT.AL