Trajneri i Arsenalit i kundërpërgjigjet akuzave të tifozëve se ai ka dështuar në këtë merkato vere, pasi nuk ka mundur të afrojë asnjë prej lojtarëve që kërkoi me nglum. “Nëse do të gjejmë një lojtarë që na përshtatet do e marrim. Besoj se nuk është çështje shpenzimi parash.
Nuk mund të jetë kjo diferenca. Për mendimin tim, shpenzime të çmendura duhen bërë vetëm për super-lojtarë. Jam gati të paguaj edhe 300 milionë euro nëse gjejmë futbollistin e duhur”, u shpreh Venger për mediet angleze.
Në këtë merkato vere, Arsenali ka blerë Granit Xhakën për 40 milionë euro dhe mbrojtësin Rob Holding për 4 milion. Për këtë të fundit, Venger u shpreh: “Duhet të jeni të kënaqur, sepse është lojtar anglez, 20 vjeç dhe ka shumë talent. Më falni nëse nuk e pagova 60 milionë euro”, e mbylli me ironi, intervistën e tij Arsen Venger.