E ardhmja e Federico Chiesa pritet të jetë në Londër dhe më konkretisht te Tottenham Hotspur.
Duke parë tentativat e vazhdueshme të Realit të Madridit për mesfushorin danez, Christian Eriksesn, “Gjelat” nuk duan të zihen në befasi, teksa kanë nisur ofensivën për talentin italian të Fiorentinës. Sipas “The Sun” drejtuesit e Tottenham e shohin 20 vjeçarin si futbollistin ideal për të bërë hapin cilësorë në kompeticione të rëndësishme dhe janë të gatshëm të shpenzojnë shuma të konsiderueshme për të.
Për kartonin e Chiesa, Fiorentina kërkon jo më pak se 70 milionë euro, shifër kjo e konsiderueshme por jo për një klub si Tottenham Hotspur, që nuk shpenzon në merkato prej të paktën 2 vitesh. Djali i ish-sulmuesi të Lazios dhe Parmës, Enrico Chiesa kërkohet me ngut edhe në Seria A, me Juventus, Inter, Napoli dhe Milan që kanë shfaqur interes për shërbimet e tij.
Megjithatë, në luftë për shërbimet e tij nuk mbetet pas as PSG, që do të kërkojë të bëj “keq” ndaj kundërshtarëve. Deri më tani, Chiesa ka kontribuar me 11 gola dhe tetë asise në 29 paraqitje për Violët, duke u kthyer kështu në një futbollist të rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Pioli.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.