Xhevahir Sukaj nuk e harron zakonin e vjetër, golin, ai ka realizuar dopietë në takimin e sotëm në transfertë mes Pahang dhe Perak. “Bomberi” shqiptar e ka nisur që nga minuta e parë ndeshjen. Në këtë sfidë ai gjeti golin në minutën e 29, ndërsa në pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-1.
Por, në fund është sërish Sukaj që gjen rrjetën për herë të dytë, duke realizuar dopietë dhe duke i dhënë fitoren në kampionat skuadrës së tij të re.
Që nga dita që ka shkuar te Perak, Sukaj ka arritur të shënojë katër herë, ku tre gola i ka realizuar në kampionat dhe një në kupë.