Këshilltari i presidentit Gazmend Demi, Sulejman Starova, është tepër i nxheur me çështjen e vonesave të pajisjes me vizë për 3 futbollistë të Partizanit. Ai në një prononcim për “Panorama Sport” bën me dije se ambasada austriake do t’i pajisë në kohë futbollistët me viza, ndryshe të kuqtë do të ankohen në UEFA dhe më pas i takon këtyre të fundit të zgjidhin çështjen.
“Ambasada austriake duhet të na lutet që të na pajisë me viza, dhe jo e kundërta. Nëqoftëse nuk pajisemi me viza në kohë, atëherë ne fitojmë ndeshjen në tavolinë”, ka thënë i bindur Starova.
Futbollistët Atanda, Ibrahimi dhe Ramadani po hasin vështirësi për t’u pajisur në kohë me viza nga ambasada austriake.