Arena është e njëjtë, pozicioni gjithashtu. Portieri i skuadrës maqedonase të Vardarit, Filip Gaçevski po kalon ndoshta periudhën më të keqe në karrierë. 28 vjeçari slloven ka pësuar dy gola në dy javët e fundit dhe për koeçidencë në të njëjtin stadium dhe nga po i njëjti pozicion.
Emisioni sportiv maqedonas ‘Sportmania’ ka bërë një video-krahasim të golave të shënuar nga Imer i Shkëndijës së Tetovës, si dhe golin e parë të Ramadanit pikërisht ndaj të njëjtit kundërshtar.