Ilda Bejleri është padyshim një nga vajzat më të komentuara të showbizz-it. Kohët e fundit ajo ka qenë në qendër të debateve për shkak të përplasjes me gazetarin Mustafa Nano, lidhur me veshjen e moderatores në ekran që për gazetarin është e papërshtatshme.
Mirëpo, Ildës duket se nuk e shqetëson ky fakt. Moderatorja është po ashtu shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan me miqët foto mjaft sensuale.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe së fundmi. Ilda ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqet e veshur vetëm me këmishë në rrugët e Tiranës.