Zëvendësimi në ndeshjen ndaj Arsenalit, nuk është pritur
aspak mirë nga Lorenzo Insigne, i cili u shfaq mjaft i revoltuar kundrejt
trajnerit të tij, Carlo Ancelotti. Ky episod ka rritur dyshimet se mes palëve
ka një krisje dhe këtu shpreson të përfitojë skuadra madrilene, Atletico
Madrid.
Sipas gazetës “Il Mattino”, Los Colchoneros kanë nisur kontaktet e
para me agjentët e futbollistit. Në fakt, duke iu referuar këtyre burimeve,
Atletico ka pyetur rreth situatës së 27-vjeçarit dhe në verë janë të gatshëm të
ofrojnë rreth 50- 55 milionë euro.
Megjithatë, pengesë shihet vlera e kartonit të italianit, me presidentin e
Napolit, Aurelio De Laurentiis që nuk heq dorë nga talenti 27 vjeçar për një shifër
jo më pak se 100 milionë euro. Interes për Insigne ka pasur edhe nga Premier
League angleze, me Chelsea, Arsenal dhe Tottenham që presin zhvillimet e fundit
nga kampi rreth Insigne.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.