Holger Badstuber mund të largohet nga Bayern Munich në këtë merkato dimri. Mbrojtësi i Bayern Munich kërkohet nga Manchester City.
Gjermani nuk ka arritur të zërë një vend titullari në formacionin e Bayernit dhe tashmë Pep Guardiola dëshiron shërbimet e tij. Sipas asaj që shkruan “ESPN” kanë nisur tratativat ndërmjet drejtuesve të Cityt dhe atyre të Bayern Munich. Në ditët në vijim pritet të mësohet se cila do të jetë e ardhmja e mbrojtësit gjerman.