Sulmuesi i kombëtares dhe Istanbul Basaksehir në Superligën Turke nuk ka hequr vëmendjen nga Kategoria Superiore, më saktë dhe nga Kukësi, skuadra e fundit me të cilën u aktivizua para se të luante në Kroaci.
Ai ka postuar një foto në “Instagram”, ku tregon se është duke ndjekur ndeshjen me Vllaznisë dhe Kukësit, e cila u mbyll pa fitues. Normalisht, Sokol Cikalleshi duhet të jetë dhe nostalgjik për Kukësin, sepse tifozët e patën mbështetur shumë.