Christian Panuçi pas barazimit 0-0 me Jordaninë është shprehur se luanin përballë një skuadre që mbrohej me 10 lojtarë, mirëpo nga rastet që krijuan e meritonin fitoren.
“Kemi pasur 5-6 raste për të shënuar. Kur gjendesh përballë skuadrës që mbrohet. U rreshtuan 10 lojtarë për të mbrojtur. Ramë në konfuzionin e skuadrës që mbroheshe. Gjithsesi, e merituam fitoren. Katër ditë për tu rikuperuar shkojnë mirë. U kushtëzuam pak edhe nga dëmtimet, si Mihaj e Ramadani, por as Gjimshiti nuk mendohej të luante 90 minuta. Gjithsesi, kemi disa ditë kohë për tu rikuperuar. Preferuam më shumë që të punonte. Vjen nga një muaj shumë i ngarkuar ashtu si dhe Basha me Memushajn. Ka pasur ngarkesë të madhe. Vendosa të mos luaj për këtë arsye. Për sot nuk mund t’iu them asgjë për lojtarët. Kanë qenë serioz, dhanë gjithçka. Më vjen keq që nuk shënuam edhe pse krijuam shumë. Me mbrojtjen me 3, ishim më pak të sforcuar. Por dëmtimet në kushtëzuan dhe ndryshuam skemën në pjesën e dytë. Kur luajmë me katër, jemi më të familjarizuar dhe bëmë shumë mirë. Uzuni bëri ndeshje shumë të mirë, ka kualitete të mëdha. Edhe Grezda bëri shumë mirë. Kishim raste, çka është pozitive. Paraqitja e sotme na bën optimistë për ndeshjen në Izrael”.