Kapiteni i Juventusit, Chiellini në një prononcim për mediat përpara ndeshjes së nesërme në Champions League ndaj Atletico Madrid ndër të tjera është shprehur se Sergio Ramos është mbrojtësi më i mirë në botë dhe se ai është një lider i vërtetë.
“Ai është mbrojtësi më i mirë në botë, dhe e meriton të jetë. Ai është një lider në fushë dhe jashtë saj. Unë asnjëherë nuk do të kem teknikat që posedon Ramos. Ai di si të luaj në ndeshje të mëdha dhe është një lider i vërtetë.”