Kur është pothuajse e sigurt se Alvaro Morata do të largohet nga ekipi londinez me shumë gjasa për tu rikthyer te Juventus, duket se operacioni do të përmbyllet me një shkëmbim nga krahu i kundërt. Bëhet fjalë pikërisht për sulmuesin argjentinas të “Zonjës së Vjetër”, Gonzalo Higuain i cili po përflitet gjithnjë e më shumë për të zëvendësuar pikërisht Moratën te “blutë” e Londrës.
Për këtë drejtuesit e Chelsea-t kanë filluar bisedimet me vëllain e 30-vjeçarit njëkohësisht edhe këshillues i lojtarit. Në të njëjtën kohë presidenti i londinezëve Roman Abramovich vazhdon kërkimet për të vendosur emrin e trajnerit të ri të klubit pas largimit të mundshëm të Contes.