Javët e fundit u përfol për një largim të mundshëm të Olivier Zhirud nga Chelsea, me sulmuesin francez që po kërkohet me ngulm nga Marseille në vendlindje.
Por së fundmi londinezët duket se kanë ndryshuar qëndrim ndaj lojtarit, i cili raportohet se ka nisur bisedimet me trajnerin Sarri për rolin e tij në skuadër dhe rinovimin e kontratës. Sipas mediave britanike trajneri italian e ka lojtarin e “gjelave” në planet e tij për sezonin e ri dhe nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e 31-vjeçarit.