Taulant Xhaka me Bazelin dhe Elseid Hysaj i Napolit do të jenë dy përfaqësuesit e Kombëtares kuqezi në mbrëmjen e sotme në Champions League.
Mesfushori dhe mbrojtësi i ekipit tonë përfaqësues do të kërkojnë lavdinë në kompeticionin më të madh për klube në Europë.
Napoli i Hysajt do të presë në shtëpi turqit e Beshiktash, ndërsa Bazeli i Xhakës udhëton drejt Francës ku do të përballet me PSG-në, në takimet që startojnë sot në orën 20:45 dhe të dy legjionarët kuqezi janë programuar si titullarë për ekipet e tyre respektive.