Barazimi i djeshëm me rivalët e Vardarit në javën e parë të kampionatit maqedonas nuk e ka pezmatuar skuadrën e Shkëndijes së Tetovës. Kuqezinjtë presin pas dy ditësh në stadiumin “Filipi II” austriakët e Salzburgut dhe me gjithë momentin e vështirë që po kalojnë janë të bindur se mund të përmbysin rezultatin e vështirë të takimit të parë në Austri 3-0.
Me anë të një videoje të postuar në faqen zyrtare në “Facebook” u kanë bërë apel tifozëve të mos mungojnë në sfidën përcaktuese për fazën “play-off”.
“Kuqezinjtë tani më shumë se kurrë kanë nevojë për përkrahjen tuaj! Shkëndija vs Salzburg.14 Gusht 2018. Ora 20.15”
Edhe pse kanë ende mundësi për të mos i dhënë lamtumirën para kohe aventurës europiane, pasi mund të luajnë në Europa League, kuqezinjtë janë të vendosur për të mos hequr dorë nga ëndrra për të marrë pjesë në fazën e grupeve të Champions League.