Mbrëmja e nesërme do të ngrejë siparin e fazës çerekfinale të Champions League.
Në orën 20:45, kompeticioni më i madh europian për klube do të sjellë për të gjithë të dashuruarit pas futbollit dy supersfida, ndërsa vëmendja sigurisht që do të jetë më e lartë te takimi Juventus-Barcelona.
Kompanitë e basteve nëpër botë kanë publikuar edhe koeficientët respektivë për këto dy përballje.
Për sfidën Juventus-Barcelona, koeficientët janë të ekuilibruar. Fitorja e Juventusit kuotohet përgjithësisht me 2.50, barazimi me 3.30, ndërsa fitorja e Barcelonës kuotohet përgjithësisht me 2.80.
Për ndeshjen që do të luhet në Gjermani mes Borusia Dortmund dhe Monakos, vendasit janë më të favorizuar sipas kompanive të basteve.
Kjo pasi fitorja e Dortmundit kuotohet përgjithësisht me koeficientin 1.65, barazimi me 4.30 dhe fitorja e Monakos me 5.00./ NEWSPORT.AL