Qeveria europiane e futbollit UEFA ka zyrtarizuar sot grupet e gjyqtarëve që do të japin verdiktin për ndeshjet e Champions League. 3 ekipet shqiptare që luajnë në këtë kompeticion janë njohur sot me arbitrat kryesorë të takimeve hapëse të raundit të parë eliminator të eventit më të rëndësishëm të klubeve europiane.
Kukësi-Valletta do të gjykohet nga islandezi Thórodur Hjaltalín bashke me treshen Frosti Vidar Gunarson, Oddur Helgi Gudmundson dhe Thorvaldur Árnason.
Kampionët e Kosovës Drita në sfidën me Malmon do të kenë për arbitër sllovakun Boris Marhefka që do të mbështetet nga treshja Peter Kováč, Marek Galo dhe Pavol Chmura , po të tre sllovakë.
Ndërsa fituesit e sezonit të shkuar të kampionatit maqedonas Shkëndija për ndeshjen me New Saints do të marrin verdiktin e qipriotit Thimotheo Christofi që do të shoqërohet nga e bashkëpatriotët e tij Michael Soteriou, Charlambos Georgiou dhe Chrysovalantis Theouli .