Trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes i ka bërë thirrje futbollistëve të tij të mos mendojnë për Maqedoninë, por të përqendrohen në fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian 2020. Megjithatë, zviceriani është i vetëdijshëm se faza kualifikuese do të jetë tejet e vështirë për Kosovën, duke qënë në një grup me kombëtare si Anglia, Republika Çeke, Mali i Zi dhe Bullgaria.
“Unë nuk them kurrë para garës se në cilën pozitë do të përfundojmë. Për mua objektivat nuk kanë të bëjnë se sa pikë grumbullojmë. Synimet janë gjithmonë të njëjta. Kemi një ekip të ri dhe duhet të përparojmë, të zhvillohemi. Akoma jemi në bazament, por ende nuk e kemi ndërtuar katin e parë. Kemi synime të bëjmë lojëra të mira, pavarësisht ndaj kujt luajmë. Në kokë prapa e kam ëndrrën gjithmonë “, tha Challandes në një konferencën për shtyp
“Lojtarët nuk duhet të mendojnë kurrë se mund të kualifikohemi përmes Ligës së Kombeve. Ne duhet të fokusohemi në eliminatoret e Evropianit. Të mundohemi ta bëjmë më të mirën, paraqitje të mira. Nëse është e mjaftueshme apo jo, e shohim në fund të eliminatoreve“, shtoi ai.
“Edhe
pse e dimë se kualifikimet do të jenë të vështira, nuk jemi nivel i tyre. Pas
eliminatoreve do të mendojmë për Maqedoninë”, theksoi ai.
Kosova e nis fazën eliminatore në shtëpi, ku mbrëmjen e 25 marsit pret në
“Fadil Vokrri” përfaqësuesen e Bullgarisë. Gjithsesi, “Dardanët”
kanë edhe një tjetër shans për tu kualifikuar në fazën finale të Euro2020,
teksa do të luajnë në gjysëmfinalen e play-off kundër Maqedonisë.