Menjëherë pas dorëzimit të çështjes së takimit Tirana – Patizani pranë FSHF-së kanë nisur zyrtarisht hetimet për marrjen e vendimit.
Në hetim pritet të përfshihen edhe ngjarjet që ndodhen gjatë luatjes së takimit, si fyerjet në kor nga ana e tifozerive, apo dhe momentet e tensionit përpara fillimit të ndeshjes.
Përveç dokumentacioneve të dorëzuara nga ana e të dyja klubeve në shqyrtim do të merren dhe këto çështje për të kuptuar më mirë se çfarë ka ndodhur, për të bërë një retrospektivë të të gjithë ngjarjes.
Kujtojmë që takimi Tirana – Partizani u ndërpre për shkak të një problem teknik, që çoi në shkëputjen e energjisë elektrike dhe shtyrjen e ndeshjes për tu luajtur një ditë më pas.
Ndeshja u ndërpre në minutën e 63-të dhe 23 minutat e tjera u luajtën një ditë më vonë dhe rezultati i këtij takimi përfundoi 0-0