Milan duket se ndodhet në një udhëkryq mjaft kompleks këtë vit. Pezullimi nga UEFA e la jashtë Europës për sezonin e ardhshëm, ndërkohë më pas erdhi dhe ndryshimi i pronësisë. Por sikur të mos mjaftonte kjo, trajneri Gatuzo është përfolur sot si i përfshirë në afera korruptive, duke u vënë nën hetim nga autoritetet italiane.
Ndërkohë që kjo duket se po përkthehet edhe në një destabilitet në merkato, ku sikur të mos mjaftonte mungesa e blerjeve konkrete, kjo po shoqërohet edhe me largime të lojtarëve të njohur.
Bëhet fjalë për kapitenin Leonardo Bonuçi, i cili po përflitet për një largim të mundshëm me oferta konkrete që vijnë nga Manchester United. Sipas informacioneve “djajtë e kuq” janë gati të paguajnë 32 milionë Euro për italianin, një shumë e cila mund t’i hyjë në punë Milanit në këtë situatë që ndodhet, por nga ana tjetër do ta privonte nga një prej futbollistëve kryesor të ekipit.