Flamurtari vazhdo të kalojë një formë shumë të mirë në kampionat edhe pse në ndeshjen e fundit një gol në minutat e fundit i mohoi fitoren e radhës. Skuadra e Ilir Daja edhe pse nuk është paguar prej kohësh vazhdon të fitojë në fushën e lojës. Java e kaluar ishte një javë e rëndëishme për lotjarët pasi presidenti Idrizi u kishte premtuar lojtarët dhënien e rrogave, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.
Ndërkohë që lojtarët janë ende në pritje dhe kjo është java e fundit e pritjes së rrogave në Vlorë. Përsa i përketë ecurisë, në 10 javë e fundit, Flamurtari është kampion pasi grumbulluar më shumë pikë se çdo skuadër tjetër e Superligë. Që nga ndeshja e 10 shkurtiti ndaj Luftëtari që përfundoi në barazim 0-0 dhe deri te ndeshja e së shtunës sërish ndaj Lufëtarit, vlonjatët kanë grumbulluar 19 pikë një pikë më shumë se Partizani dhe Luftëtari.