Pas 1 orë e gjysmë nga lajmi i largimit të trajnerit Ilir Daja nga stoli i Tiranës, tifozët bardheblu kanë komentuar këtë lëvizje të fundit në skuadrën më të titulluar në vend.
Në faqen zyrtare të klubit bardheblu në Facebook, kanë qenë të shumta komentet pro trajnerit që drejtoi Tiranën për 1 vit resht, ndërsa i kanë uruar suksese Ilir Dajës kudo që do të vijojë. Por ka pasur edhe nga ata tifozë që nuk kanë qenë dakord me vendimin e klubit për të larguar Ilir Dajën.
Emri më potencial për të drejtuar Tiranën është ai i Mirel Josës, ndërsa edhe ky lajm ka entuziazmuar një pjesë të tifozëve bardheblu, të cilët i kanë uruar mirëseardhjen ish-trajnerit që fitoi titullin kampion me Tiranën në 2004-ën.