Një pako çëmcakëzë në vendin tonë kushton mesatarisht nga 50 lekë deri në 100 lekë (të reja). Por, në Angli një i tillë i pëtypur është shitur me shifrën e çmendur prej 456 mijë eurosh. Do të thoni ju si ka mundësi? Ai ishte i legjendës së pankinës së Manchester United, Sir Alex Ferguson.
Cëmçakëzi i fundit i përtypur nga ish-trajneri i “Djajve”, u nxorr në ankand teksa u ble nga një fans i çmendur i tij. Ai deklaroi: “Ky çëmcakëz është historik duhet të jetë në koleksionin tim”. Shuma që u mblodh nga shitja e çëmçakëzit do të jepet për bamirësi. Sir Alex ishte trajner i Manchester United për 1256 ndeshje dhe llogaritet se ai ka përdorur rreth 3 mijë çëmçakëzë.