Milani është në kërkim të një mesfushori, dhe Fabregas mbetet synimi i kryesor në listën e dëshirave. Spanjolli nuk po kalon një moment të mirë te Çelsi dhe pas ardhjes së trajnerit Sarri ka përfunduar në stolë. E ardhmja e Fabregas duket larg Londrës, me Milani që vazhdon të kërkojë me ngulm lojtarin. Kontrata e tij me Çelsin përfundon në fund të sezonit dhe lojtari pritet të largohet me parametra 0.
Për të mos humbur mesfushorin pa lekë skuadra londineze është e gatshme të negociojë me skuadrat e interesuara për të. Milani është i gatshëm të paguajë 5 milionë euro, ndërsa Çelsi kërkon 10 milionë. Të dyja palët mund të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe lojtari pritet që të trasnferohet te kuqezinjt që në merkaton e janarit.