Sezonin e shkuar mes PSG-së kishte një përplasje mes Cavanit dhe Neymar. Duket se kjo përplasje do të marrë fund merkaton e verës, pasi uruguajani do të hapë krahun për brazilianin. Sipas asaj që raporton “La Gazzetta”, 31-vjeçari mund të largohet nga kampionët e Francës dhe ardhmja e Cavanit mund të jetë në Serie A.
Një rikthim në Napoli duket shumë i mundshëm, por gjithçka do të varet edhe nga dëshira e trajnerit Carlo Ancelotti.Në këto pesë vite te PSG, Cavani ka regjistruar 170 ndeshje ku ka shënuar edhe 121 gola.