Skuadra e Skënderbeut prej është në pritje të vendimit nga CAS-i, i cili është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e klubit. Në fakt përsa i përket vendimit, ditën e djeshme pritej një lajm zyrtar për të mësuar një përgjigje përfundimtare. Jo dje, por as sot nuk është marrë një përgjigje. Mesa duket pritja do të vazhdojë.
Megjithatë në pritje të këtij vendimi, kampionët po sillen si të tillë edhe në rrjetet sociale, duke postuar foto të ndryshme për sukseset e arritura, si për të treguar se janë gati për vendimin, por mbi të gjitha janë të sigurt se do të fitojnë drejtësinë.
Pavarsishtë të gjithave, në klub ndihet pesha që mund të ketë ky vendimm sepse klubi ende nuk ka bërë asnjë lëvizje në skuadër. Tashmë të kualifikuar dy herë në grupet e Europa League, “ujqërit” kërkojnë të “prekin” Champions League-n, por për të arritur këtë duhet një sforco më e madhe, duhen afrime të reja, duhen lojtar më të mirë, ndërsa Skënderbeu po “tkurret” në këtë pjesë.
Jo vetëm vrenda klubit, por kjo çështje ka cekur edhe disa klube të tjera në Superiore. Në prej tyre është Partizani. Të kuqtë nuk kanë bërë asnjë merkato deri më tani, aq më tepër edhe përsa i përket një “timonieri” të ri, duket se po presin. Presin lajme në Korça, sepse do i lejojë 15 herë kampionët e vendit të marrin pjesë në Europë.
Ndërsa në veri, Kukësi ka shpresë për të luajtur në kualifikueset e Champions League, kështu që nënkampionët e vendit kanë nisur me disa përforcime, duke marrë lojtar dhe i fundit ishte Arlind Kalaja nga Vllaznia.
Në fund, mund të themi se “Ujqërit e Dëborës”, jo vetëm që janë në “strukur” në strofull për momentin, por janë duke mbajtur pezull merkaton edhe për klube të tjera në Superiore.