Është hedhur shorti i raundit gjysëmfinal të Kupës së Shqipërisë. Goglat caktuan dy çifte mjaft spektakolare, ku Kukësi do të ndeshet me Skënderbeun dhe Luftëtari-Tirana.
Takimet e parë do të zhvillohen me 24 prill teksa ndeshjet e kthimit me 8 maj. Finalja e madhe do të luhet më 2 qershor. Fituesi i trofeut të dytë për nga rëndësia do të kualifikohet në turin e dytë të Europa League.
Skënderbeu vjen në këtë edicion si kampioni në fuqi. Korçarët e kanë fituar vetëm në një rast, teksa kanë qënë finalist në 6 raste. Trofeu i dytë për nga rëndësia në vend është fituar më shumë nga Tirana. Bardheblutë kanë fituar 16 dhe kanë humbur 8 finale.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.