Ardit Peposhi është larguar zyrtarisht nga ekipi i Bylisit.
Ai ka prishur kontratën me klubin me konsensus dhe tashmë do të kërkojë një ekip të ri për të vazhduar karrierën.
Mesfushori 22-vjeçar ka falenderuar presidentin Kapllanaj dhe tifozerinë e Bylisit për mikpritjen e treguar ndaj tij gjatë sezonit të shkuar. Ai gjithashtu ka thënë se rënia e Bylis nga kategoria është pengu i tij më i madh nga kjo eksperiencë.