Bylisi nuk dëshiron të humbasë kohë për fillimin e edicionit të ri të Kategorisë së Parë. Ballshiotët e nisin punën nga plotësimi i skuadrës dhe në radhët e veta ka rikthyer sulmuesin 23-vjeccar të Albpetrolit Gëzim Hyskën. Klubi e huazoi për një sezon te ekipi nga Patosi.
Njoftimi është bërë faqen zyrtare të klubit mallakastriot:
“Gëzim Hyska, sulmuesi i talentuar që spikati me Albpetrolin si i huazuar nga Bylisi do të jetë edhe sezonin e ardhshëm pjesë e klubit tonë!”
Hyska ka qenë pjesë e Dinamos, por Bylisi i ka besuar fanellën e tij falë paraqitjes në sezonit e fundit.