Ballshiotët nga sot nuk kanë më trajner të parë, ndërsa provizorisht këtë detyrë do ta ushtrojë Maringlen Kule, i cili edhe sezonin e shkuar ka qenë trajner i parë pas dorëheqjes së Agim Canajt apo Adnan Zildzoviç.
Por, në faqen zyrtare klubi mallakastriot njofton se brenda 48 orëve të ardhshme pritet që të emërohet një trajner i njohur shqiptar, por nuk mohohet mundësia e ardhjes së një trajneri të huaj sërish në pankinën e Bylisit.