Nesër, Bylisi do të luajë kundër Luftëtarit, ndeshje e vlefshme si miqësore në kuadër të kualidimit të skuadrës për sezonin e ri futbollistik. Mallakastriotët do të përballen me gjirokastritët në orën 17:00, në stadiumin “Adush Muça”.
Ndërkohë klubi ballshiot njofton se do të ketë surpriza në këtë merkato vere. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar në facebook, bëhet e ditur:
“Miqësorja e radhës, nesër! Bylis – Luftëtari, ora 17:00, stadiumi “Adush Muça”. Surpriza të reja nga merkato”, ishte lajmërimi i klubit mallakastriot.