Ekipi i Bylisit do të mund të luajë ndeshjet e sezonit të ri në kushte shumë më të mira, falë rikonstruksionit të fushës në stadiumin e qytetit.
Është vetë klubi ballshiot që ka dhënë lajmin, duke lajmëruar inagurimin e tij më datë 31 korrik në orën 10:30. Investimi është bërë i mundur nga klubi në bashkëpunim me Bashkinë e Mallakastrës dhe USAID. Bashkë me fushën është realizuar edhe rehabilitimi i parkut të lodrave në qendër të qytetit.