Të shtunën, Kukësi do të luajë në transfertë kundër Kastriotit, në kuadër të javës së nëntë të Superiores. Kjo sfidë është mjaft e rëndësishme për të besuarit e Armando Cungut që do të tentojnë një rezultat pozitiv, duke shpresuar edhe në ndonjë gabim të rivalëve.
Para kësaj sfide, trajneri shkodran ka mësuar lajmin e gëzueshëm pasi tashmë do të ketë gati mbrojtësin e njohur, Simon Rrumbullaku. Një nga anësorët më të mirë të kampionatit shqiptar është gati për të dhënë kontributin e tij për fanelën verilindore.
Kujtojmë që Rrumbullaku u dëmtua në ndeshjen e 26-gushtit në transfertën vlonjate. Për rreth 2 muaj mëngjërashi ka qëndruar jashtë fushës së blertë. Tashmë është rikuperuar dhe ka nisur stërvitjen me skuadrën.