Është një nga futbollistët më të mirë në botë, ndaj Crsitiano Ronaldo është gjithmonë në qendër të vëmendjes. Këtë radhë për futbollistin e Real Madrid ka ardhur një dhuratë speciale, teksa në nderim të tij është bërë një bust i ri.
Ndryshe nga busti i radhës së shkuar, këtë herë Ronaldo është me origjinal dhe nuk ka vend për ironi. Tabloidi britanik “The SUN” shkruan: “Portugezi duket simpatik dhe shumë origjinal”. Jose Antonio Navarro Arteaga është autori i statujës, ku ka marrë përgëzime nga tifozë në mbarë botën.