Trajneri i kombëtares U-21, Alban Bushi ka dal në konferencën për shtyp në prag të ndeshjeve kundër Turqisë dhe Andorës. Në fjalën e tij, tekniku kuqezi tha:
“Lojtarëve të prespektivësh duhet t’i japim besim dhe t’i afrojmë akoma më shumë me kombëtaren A.
“Duhet të mendojmë vetëm për Turqinë. Ka shumë cilësi brenda. Është një ekip shumë cilësor. Kur e shikon në pamje të parë janë futbollist që kanë minuta në këmbë. Janë futbollist të elitës dhe që kërkohen nga skuadra të mëdha. Janë favorit për këtë takim. Mendoj që të bëjmë më të mirën, por rezultati nuk është i rëndësishëm nëse ne luaj mirë. Nëse nuk luajmë mirë atëherë edhe rezultati është i rëndësishëm.
Durmishaj? Është e kotë për të folur për të. Kam dhënë një intervistë për mediat greke dhe ai është mendimi im.
Grupi? Është grup shumë i mirë. Duhet të kenë edhe minuta në këmbë. Gjithsesi kjo nuk është e rëndësishme. Shpresoj dhe uroj që nuk do të kenë dëmtime. Është privilegj për të drejtuar një skuadër kombëtare. Pak më parë kemi marrë si lajm dëmtimin e dy futbollistëve me mjaft cilësor. Do shpresojmë që të bëjmë më të mirën. Shpresoj që të jemi surpriza e grupit. Duhet të lëmë pas Kosovën dhe Andorën. Vjet duhet të ishin në vendin e dytë. Nuk ishte Irlanda skuadra më e mirë se ne. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Duhet të luajmë sikur vjet. Nuk duhet të pësojmë gola në fundin e takimit. Rezultatin duhet ta marrë ekipi i parë. Te U-21 duhet të marrin formimin dhe të forcohen.
Rikthimi i Durmishaj? Unë shpresoj që meqë nuk është i thirrur me këto dy ndeshje me Greqinë, derën e ka të hapur. Unë mendoj se kombëtaren e zgjedh me zemër. Nuk duam lojtarë që t’i marrim t’i djegim dhe të mos i lejojmë të luaj me skuadër tjetër.
“Mbrojtjen do ta kemi shumë të fortë. Kemi marrë futbollist shumë të mirë. Kemi marrë Bajramaj. Luan me u-23 e Birmingham dhe stërvitet me ekipin e parë. Shpresoj që të mos kemi dëmtime dhe çdo gjë do të shkoj mirë. “
Futbollist nga Kosova? Ne mundohemi që çdo shqiptar të mirë ta ftojmë në kombëtare. Te ne është i ftuar që të vij çdo futbollist që e ndjen veten për të luajtur me kombëtaren.