Edhe pse kaluan të parët në avantazh me Lishtajner, Juventus ka humbur sfidën e mbrëmshme kundër Interit. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer portierit Gianluigi Buffon, i cili pas ndeshjes nuk i kurseu kritikat pas sfidës me zikaltërit.
“Është e treta herë në këtë sezon që pësojmë gol nga goditjet e këndit dhe kjo nuk është në natyrën tonë. Që në përballjen me Sassuolon u ktheva në shtëpi me disa dyshime, pavarësisht fitores dhe lëvdatave që erdhën në drejtimin tonë. Kjo sepse toleruam shumë në lojën tonë. Një skuadër si Juventusi nuk mund dhe nuk duhet të humbasë. Për 66 minuta nuk luajtëm mirë dhe Interi na sulmoi e na ngjalli frikë”, tha Buffon për “La Gazzetta dello Sport”.