Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes dhe futbollisti Herolind Shala kanë folur para ndeshjes ndaj Ishujt Faroe, të vlefshme për Nations League. Tekniku zvicerian ka thënë përpara mediave: “Edhe pse, Ishujt Faroe luajnë në shtëpi, ne do ta luajmë lojën tonë dhe nuk do të ndryshojmë asgjë”.
“Në ndeshjen e kaluar kemi luajtur me topa të gjatë, por ky nuk ishte problemi, por problemi kishte se patëm shumë futbollistë në 16 metërshin e kundërshtarit. Jemi në gjysmë të kualifikimeve dhe siç kam thënë disa herë secili ekip ka gjasat e veta. Për mua është që të funksionojë grupi e jo individi. Kemi zëvendësues për futbollistët që do të mungojnë dhe kjo është puna ime të gjejë formacionin më të mirë.”
Nga ana tjetër Herolind Shala ka thënë: “Fusha sintetike nuk paraqet ndonjë vështirësi, pasi shumë prej nesh kemi luajtur në bar artificial”. Nëse Kosova arrin një fitore mbremjen e nesërme bën një hap shumë të madh për historinë e kësaj Kombëtareje.