Superfida e sotme e Kategorisë Superiore Tirana-Kukësi nuk përbën interes të madh. Ashtu siç raporton Supersport, për këtë sfidë janë shitur vetëm 200 bileta. Kjo do të ndikojë shumë në motivimin e të dyja skuadrave në përballjen e orës 18:00.
Tirana do të vuajë sonte dhe ndeshjen tjetër në “Selman Stërmasi” mungesën e ultrasve “Fanatics”, të cilët u dënuan dje nga Komisioni i Disiplinës me dy ndeshje pezullim nga stadiumi i kryeqytetit.